Fabrika e armëve të rrethimit  

[300]Ndërtesë ushtarake].
Tip: Lokale, Stërvitëse
Kërkime të nevojshme: Doktrinë Ushtarake 1, Sulm Shigjetar 1
Niveli maksimal: 20

Lejon stërvitjen dhe përmirësimin e Makinerive rrethuese. Nivelet 1-4 rrisin Kapacitetin stërvitës me 10 vende për nivel. Niveli 5 e sipër rrisin Kapacitetin stërvitës me 40 vende për nivel.
Njësitë qe mund të stërviten përfshinë:
- Dash
- Katapultë
- Balistë
- Trebushet

Falangë  

Njësi luftarake.
Ndërtesë: Kazerma e Këmbësorisë
Parakushte: Sulm Varg 1, Doktrinë Ushtarake 2, Përgatitje ushtarake 15, Centralizim 11, Armatura 18

• Tip: Varg, Këmbësori, Heshtar
• Vendodhje prioritare: Qendër (Linja frontale)

+ Armë e gjatë: Sulm x 2 kundër Kalorësisë
+ Mur prej mburojë: Kjo njësi është e imunizuar ndaj bonusit të Ngarkesës të Kalorësisë mbi Sulmin
+ Ngarkesë: Në raundit e parë të betejës, kjo njësi lufton me përparësi – Sulm x 1.2
+ Fuqia në numra: Për çdo 1000 Falangë në radhë, secili nga ata merr +0,5% mbi sulmin (maks. 100%)

- Të prekshëm për Shigjetarët: Kundër kësaj njësie, të gjithë Shigjetarët luftojnë me Sulm të rritur
- Dëmtim i luftës të ashpërt: Sulm x 0.5 kundër Shpatarëve
- Trupat e rënda: Kjo njësi vuan dëme kur lufton në një Krahë - Sulm x 0.8, Pikë jete x 0.8
- Shpirti ofensivë: Kur është në Garnizon, kjo njësi vuan dëme gjatë Grabitjes të Kalasë – Sulm x 0,5

Për detaje mbi treguesit e njësive, klikoni këtu.

Familja perandorake  

Federatë  

Bashkim mes dy aleancave. Aleancat që nënshkruajnë një Traktat Paqeje formojnë një federatë.

Fermat  

Ndërtesa që mban popullsinëprovincë, duke ofruar mallra të nevojshme për një jetë normale. Nëse niveli i fermave nuk është i mjaftueshëm do të ketë humbje popullsie çdo orë. Çdo nivel zvogëlon humbjet e popullsisë në qoftë se numri i popullsisëprovincë është 10 000 fshatarë më shumë se kapaciteti aktual i fermave.
Sa më i madh dallimi mes vlerave të Popullsisë dhe Kapacitetit të fermave, aq më të mëdha edhe humbjet e popullsisë. Efekti i fermave të Nomadëve rritet me 10% me aktivizimin e Premiumit.

NB! Ka raste relativisht të rralla ku ndërtimi i një niveli më të lartë të fermave në praktikë nuk i pakëson humbjet e popullsisë çdo orë. Humbjet janë të ndarë në disa faza që përcaktohen nga diferenca ndërmjet numrit aktual të popullsisë dhe kapacitetit të fermave. Për të kaluar në një fazë tjetër me humbje më të pakta ndonjëherë kërkon ndërtimin e më shumë se një niveli të fermave.

Shembull: Nëse diferenca mes numrit të popullsisë dhe kapacitetit të fermave është
18 000, atëherë humbjet janë të vendosura në fazën e dytë (nga 10 000 deri në 20 000 ndërmjet numrit të popullsisë dhe kapacitetit të fermave), ku humbni 10 fshatarë çdo orë. Kështu që, ndërtimi i vetëm një niveli të fermave nuk mund të rrisë kapacitetin e fermave në mënyrë që diferenca mes numrit të popullsisë dhe kapacitetit të fermave të bie nën 10 000 dhe si pasojë humbjet - nën 10 në orë

Festival  

Argëtim për popullsinë kështu që provincat mund të mbajnë nivele më të larta të Lumturisë. Festivalet, të mëdha dhe të vogla, mund të organizohen vetëm një herë në çdo 24 orë.

Festival i Madh  

Një modifikues i lumturisë me efekt të vetëm ose efekt pozitiv gradual mbi vlerën e tanishme të Lumturisë. Organizohet në Sheshin e Qytetit. Çdo Festival i Madhe ka një kosto fikse prej 2 diamante. Një festival masiv mund të organizohet në të gjitha provincat dhe çmimi i tyre i përbashkët është më u ulët. Efekti bazë është +2 Lumturi dhe rritet me 2 për secilin nivel të Sheshit të Qytetit. Një festival i madh mund të organizohet çdo 24 orë.

Festival i vogël  

Një modifikues i lumturisë me efekt të vetëm ose efekt lokal ose global pozitiv gradual mbi vlerën e tanishme të Lumturisë. Organizohet në [[314Sheshin e Qytetit] dhe paguhet në ar, kushton 20% nga popullsia e provincës, por nëse filloni festival të vogël masiv në të gjitha provincat do të paguani vetëm paguani gjysmën e çmimit. Festivalet e vegjël kanë një efekt bazë prej +1 Lumturie, e cila rritet me 1 për secilin nivel të Sheshit të Qytetit. Një festival i vogël mund të organizohet çdo 24 orë.

Festivale me efekt gradual  

Aktivizimi i një festivalimadh ose të vogël me efekt gradual do të thotë se efekti i festivalit në vlerën e Lumturisë riplanifikohet për 24 orë.

Fisnikët  

Fitore  

Fitorja e një beteje.

Fitore në mbrojtje  

Fitorja e një beteje në mbrojtje.

Fitore në sulm  

Fitorja e një betejesulm.

Formacioni  

Tregon mënyrën si dislokohen ushtria në fushën e betejës, dmth përqindjen e shpërndarjes së njësive ushtarakezonat e betejës: Qendra, Krahu i majtë, Krahu i djathtë dhe Rezerva.

Duke qënë se formacioni rregullon shpërndarjen e njësive nëpërmjet zonave të betejës dhe fuqia e sulmit dhe pikët e jetës të çdo njësie ndryshohen sipas zonës së betejës në të cilën është dislokuar, zgjedhja e duhur e formacionit përcaktohet si nga përbërja e ushtrisë tënde, ashtu dhe nga formacioni dhe përbërja e ushtrisë të armikut. Në thelb, formacioni më efikas mund të jetë i vetmi që dislokon pjesën më të madhe të njësivezonat e betejës që rrisin sulmin dhe pikët e jetës, (ose të paktën nuk japin ndikim negativ), dhe/ose e vetmja që dislokon pjesën më të madhe të njësive të tua në zonat e betejës ose do t'i mundësojë ato të luftojnë drejtpërdrejt kundër njësive armike duke pasur bonuse (ose të paktën asnjë dënim).

Që të përcaktosh kush është formacioni më i mirë për një betejë konkrete, është e nevojshme gjithmonë të simulosh paraprakisht betejën me formacione të ndryshme dhe të zgjedhësh atë, që të lejon njëkohësisht të fitosh me moral mbi 50, të humbasësh me pak dhe të shkaktosh më shumë dëme për kundërshtarin. Ki parasysh se rezultati i betejës nuk mund të korrespondojë saktësisht me rezultatin e simulimit, sepse asnjëherë nuk mund të dish kërkimet dhe formacionin e kundërshtarit ose nëse ai është premium apo jo.

Për më shumë informacion në lidhje me formacionet, kliko këtu.

Fortifikim  

Një kërkim që ndikon në fortesë, duke i bërë muret më rezistente ndaj sulmeve të armikut.
Çdo nivel rrit pikët e jetësFortesës me 10%.

Fortifikimet Fushore  

Ndërtesë e Kështjellës së Aleancës. Çdo nivel siguron +5% mbi pikët e jetësushtrisë fushore.

Forumi  

Faqja zyrtare online për diskutime rreth Imperia Online, ku lojtarët mund të zhvillojnë biseda në formën e mesazheve, të ndajnë strategji, të sqarojnë dyshime, të raportojnë viruse, etj.
Për komunitetet më të mëdha linguistike, IO ofron forume të veçanta dhe të cilat menaxhohen nga Përgjegjës të pavarur dhe disa moderatorë Global, ndërsa për komunitetet më të vogla ka seksione të veçanta në forumin ndërkombëtar.

Fshatarët  

Banorët e provincave dhe kolonive.

Fuqia e zjarrit  

Parametri i njësive që përcakton numrin e fshatarëve të vrarë nga vetëm një njësi të të njëjtit lloj.