Radha për ndërtesa  

Lojtarët kanë mundësinë të urdhërojnë njëkohëisht 4 ndërtesa në një radhë (ekonomiket dhe ushtaraket janë veç e veç) që ndërtohen automatikisht njëra pas tjetrës. Të gjitha ndërtesatradhë me përjashtim të ndërtesës së parë janë në një regjim në pritje - kohëmatësit e tyre janë statik dhe koha fillon të zvogëlohet sapo ato të shndërrohen në ndërtesën e parë në rradhë. Një ndërtesë në pritje ndërtimi mund të zhvendoset në pozicionin e parë në radhë. Përparimi i ndërtesës së spostuar nuk anulohet, por vetëm ndërpritet përkohësisht. Të gjitha ndërtesat në ndërtim mund të ndërpriten, në këtë rast merren vetëm 50% e burimeve të investuara. Në një radhë të vetme mund të urdhërohen më shumë se një nivel i të njëjtës ndërtesë, por vetëm niveli i fundit i shtuar mund të anulohet. Çdo ndërtesë e cila ka më pak se 6 orë të mbetura ndërtimi mund të ndërtohet në çast me diamante.

Shënim: Radha e ndërtesave dhe anulimi i ndërtesave nuk janë në dispozicion, kur Perandoria është nën sulm*. Anulimi i ndërtesave dhe zhvendosja e tyre në radhë janë në dispozicion vetëm për llogaritë me më shumë se 200 pikë neto.

*Ka këtë përjashtim: Ky opsion hapet nën sulm kur ka diferencë drastike midis ekuivalentit në ar të ushtrisë të sulmuestit dhe ekuivalentit në ar të pikëve neto të mbrojtësit.

Radhë  

Opsion që siguron vende shtesë për investimin e burimeve. Ka radhë të gjata për ndërtesat, [232]kërkimet] dhe ushtrinë.

Raport  

Informacion i klasifikuar i përmbledhur.

Llojet e raporteve te Njerëzit e Mëdhenj: Raporti i Betejës, Raporti i Spiunazhit dhe Raporti ekonomik.

Raporti ekonomik  

Statistika ekonomike e aleatëve, të cilën të gjithë oficerët dhe kryetarët shohin në menunë Aleanca, nënmenuja Anëtarët.

Raporti i Betejës  

Përmban informacion mbi betejën. Përbëhet nga betejë e animuar, ku mund të shihni si ushtritë e juaja lëvizin, luftojnë, shkaktojnë dhe vuajnë dëme, dhe një pjesë teksti bazë, që rendit ushtritë fillestare dhe përfundimtare dhe vlerat e moralit të të dyja palëve, pikët neto të humbura, burimet e fituara, nderi, pikët ushtarake dhe treni furnizues. Raportet e betejave mund të ndahen me lojtarët e tjerë nëpërmjet një link referencë nga pjesa poshtë e betejës së animuar.

Raporti i fundit i spiunazhit  

Ndodhet në ekranin e spiunazhit dhe tregon statusin e provincës/kolonisë prej kohës në të cilën është vëzhguar. Ndaj raporti i spiunazhiti fundi nuk jep informacion aktual.

Raporti i Spiunazhit  

Informacioni që spiunët sigurojnë, kur janë të infiltruar. Përbëhet nga ushtri, nivel i Kalasë dhe burimet në dispozicion në provincën/koloninë/postin tregtarspiunuar.

Raund  

Pjesë, nivel, fragment e një beteje. Të gjitha betejat nënndahen në raunde në të cilat njësitë shkaktojnë dhe vuajnë dëme në marrëveshje me sulmin e tyre dhe pikët e jetës dhe ato të kundërshtarit. Sa më shumë raunde të ketë një betejë, aq më shumë njësi të humbura dhe rënie Morali do ketë.

Rebelim  

Kushti i provincave të aneksuara, nga vasalët dhe kolonitë i shkaktuar nga pakënaqësia e popullsisë për shkak të vlerave të ulëta të lumturisë lokale. Kur
lumturia bie nën 20 ekziston mundësia (e cila rritet në mënyrë progresive me 2% për çdo pikë të Lumturisë - për shembull: nëse pikët e lumturisë janë 19 - me 2% , nëse janë 18 me 4%, etj.) të një rezistence e cila rritet progresivisht me nga 2%, dhe shkakton bllokim të prodhimit dhe të rekrutimit derisa lumturia të rritet.

Rekrutim  

Urdhri i stërvitjesnjësive në [60]kazermat] respektive. Rekrutimi kërkon një çmim të rekrutimit në dru dhe hekur, e cila rritet sipas klasave - të lehta, të rënda, elite, dhe popullsia e papunë - një fshatar për ushtar, por 1 makinë rrethimi kërkon më shumë se një fshatar] për konstruktimin e vet.

Renditja "Shokët e mi"  

Një renditje e cila tregon zhvillimin e shokëve tuaj në Facebook. Mund të ftoni miqtë t'i bashkohen argëtimit dhe merrni shpërblime.

Restart i Mbretërisë  

Një mbretëri mund të rinisë kur epoka përfundon. Një epokë përfundon në datë të caktuar nga administrata e Imperia Online.

Çfarë ndodh kur rinis mbretëria?

- Llogariatë transferohen në epokën e re, por me një pozicion të ndryshëm në hartën globale;
- Rraca duhet të zgjidhet përsëri;
- Zhvillimi i Perandorive fillon nga 0;
- Diamantet dhe Llogaritë premium transferohen gjithashtu;
- Aleancat fillojnë epokën e re me të njëjtët anëtarë me të cilët kanë mbaruar të mëparshmen, pa pasur nevojë ti ri-ftojnë të gjithë ata manualisht. Transferimi i një aleance nënkupton: të njëjtin emër, të njëjtët anëtarë dhe pozicione, por me statusi besnikërie zero, nuk ka zotërime, nuk ka ushtria, thesar bosh, kërkime të zeruara dhe deklaratat diplomatike të pastruara, aleatët e rinj nuk mund të ftohen deri sa niveli i administratës së aleancës të korrespondojë me numrin aktual të anëtarëve; aleatët joaktiv (ata të cilët nuk janë futur në Llogaritë e tyre ende) mund të përjashtohen nga udhëheqësi kur ai/ajo ka të paktën 1000 pikë neto.
Mbretëria do të përfundoi në një datë të caktuar. Për fitues do të shpallet aleanca e cila ka përqindje ndikimi më të lartë ndaj kësaj date të caktuar ose vlerën neto të aleancës më të lartë, nësë askush nuk ka ndikim.

Revoltë  

Kushti i provincave të aneksuarara, të vasalëve dhe kolonive të shkaktuara nga pakënaqësia e popullsisë për shkak të vlerave të ulëta të Lumturisë lokale.
Kur Lumturia bie nën 50 ekziston mundësia e një rebelimi, (që rritet në mënyrë progresive me 2% për çdo pikë të Lumturisë - për shembull: nëse pikët e lumturisë janë 49 - me 2%, nëse janë 48 me 4%, etj), dhe shkakton bllokim të mbledhjes së tatimeve derisa lumturia të rritet përsësri.

Rezerva  

Shërben për të zevendësuar zonat përpara në rast njësihumbura nëpër Anët ose Qendër. Nëse dy zona janë shkatërruar në të njëjtën kohë nga një ushtri armike, atëherë në mënyrë rastësore njëra prej tyre mbushet me njësi rezervë.

Rigjenerim  

Përqindja e njësive të humbura, të cilën lojtari rivendos pas betejës. Përqindja e rigjenerimit mund të rritet me kërkimin Mjekësi Ushtarake.

Për më shumë informacion mbi rigjenerimin, kliko këtu.

Rishtar  

1. Gradë ushtarake dhënë për lojtarët me 0-149 pikë ushtarake

2. Emri i përbashkët për të gjithë anëtarët e zakonshëm në të parin etapë besnikërie.

Rradha e kërkimeve  

Lojtarët kanë mundësinë të urdhërojnë njëkohëisht 4 kërkime (4 ekonomiket dhe 4 ushtaraket janë veç e veç) që renditen automatikisht njëri pas tjetrit. Të gjitha kërkimetradhë me përjashtim të kërkimit të parë janë në një regjim në pritje - kohëmatësit e tyre janë statik dhe koha fillon të zvogëlohet sapo ato të shndërrohen në kërkimin e parë në rradhë. Një kërkim në pritje në rradhë mund të zhvendoset në pozicionin e parë në radhë. Përparimi i kërkimit së spostuar nuk anulohet, por vetëm ndërpritet përkohësisht. Të gjitha kërkimet në progres mund të ndërpriten, në këtë rast merren vetëm 50% e burimeve të investuara. Në një radhë të vetme mund të urdhërohen më shumë se një nivel i të njëjtit kërkim, por vetëm niveli i fundit i shtuar mund të anulohet. Çdo kërkim i cila ka më pak se 1.5 orë të mbetura mund të përfundohet në çast me diamante.

Shënim: Radha e kërkimeve dhe anulimi i kërkimeve nuk janë në dispozicion, kur Perandoria është nën sulm*. Anulimi i kërkimeve dhe zhvendosja e tyre në radhë janë në dispozicion vetëm për llogaritë me më shumë se 200 pikë neto.

*Ka këtë përjashtim: Ky opsion hapet nën sulm kur ka diferencë drastike midis ekuivalentit në ar të ushtrisë të sulmuestit dhe ekuivalentit në ar të pikëve neto të mbrojtësit.

Rradha e ushtrisë  

Shtimi i grupeve të trajnimitradhë nëse nuk ka më vende të lira në kazerma, por ka vende të lira të lejuara nga niveli i Aftësive ushtarake.
Grupet e trajnimitradhë trajnohen njëri pas tjetrit dhe kohët e tyre për trajnim grumbullohen. Nëse keni burime dhe popullsi të mjaftueshme mund të rekrutoni dhe/ose përmirësoni grupet e trajnimit vakante në të njëjtën kohë, megjithatë, nuk duhet të harroni se vendosen në radhë. Grupi i parë i trajnimit
radhë në një provincë dhe një kazermë mund të jetë trajnohet në çast në shkëmbim të një diamanti . Çdo grup trajnimi i cili ka një kohë të mbetur nën 6 orë kërkon 1 Diamant. Trajnimi i menjëhershëm i një grupi kërkon një llogaritje të re të kohëve të mbetura të grupeve të vendosura në rradhë.

Shënim: Radha e ushtrisë nuk është në dispozicion, kur Perandoria është nën sulm.

Rreshter  

Gradë ushtarake dhënë për lojtarët me 750-1 499 pikë ushtarake.

Rreshter i ri  

Gradë ushtarake dhënë për lojtarët me 500-749 pikë ushtarake.

Rrethim Kalaje  

Kryhet pas një beteje në fushë të suksesshme, për sulmuesin. Nëse nuk ka ushtri fushore mbrojtëse të dislokuar para mureve të Kalasë, beteja e rrethimit të Kalasë fillon menjëherë - ushtarët që sulmojnë duhet të përballin muret e Kalasë dhe të vazhdojnë me betejën me garnizonin (nëse ka njësi në garnizon). Një rrethim i suksesshëm i Kalasë plaçkit sasinë e saktë të burimevekapaciteti i ngarkesësnjësive ushtarake të dërguara dhe vagonat e transportit lejojnë.

Për më shumë informacion në lidhje me betejën mbi rrethimin e Kalasë, kliko
këtu dhe këtu.

Rrezja  

Njësia për rrezen e ndikimit. 1 rreze = 1 milje Perandorake

NB! Në Imperia Online një rreze nuk nënkupton konceptin gjeometrik të lidhur me emrin. Në Imperia Online një rreze është një njësi e gjatësisë, e cila mat distancën mes qendrës dhe çdo pike fundore të rrezes së ndikimitkështjellës së aleancës.

Rrezja e ndikimit  

Shprehja territoriale e ndikimit të aleancës.

Rrezja e njësisë  

Rrezja e njësisë në sulm.

Rrezja e pikëve neto  

Dallimi mes pikëve neto të dy lojtarëve. Sulmet mbi Perandoritë jashtë rrezes x5 (5 herë më të vogla ose më të mëdha në përputhje me pikët neto janë të ndaluara. SulmetPerandoritë jashtë rrezes x2 shkaktojnë rënie morali, nderi dhe fuqi të sulmit për çdo 0,1 koeficient diference jashtë rrezes së lejuar. Forca e sulmit nuk do të ulet, nëse sulmuesi jashtë rangut x2 ka më pak pikë neto se sa mbrojtësi.

Për më shumë informacion në lidhje me sulmet jashtë rrezes, kliko këtu.

Rrezja e sulmit  

Një Kërkim i cili rrit parametrat e sulmitnjësive gjuajtëse (përveç ]makinerive të rrethimit), me një niveli maksimal 30 (shuma e të gjitha niveleve individuale dhe të [[149aleancës]).

Rritja e popullsisë  

Rritje e numrit të popullsisë. Ndikohet nga niveli i kërkimit Mjekësi dhe pranisë së Premiumit.

Rritja bazë e popullsisë: 1 х aktuale popullsia/1000+50 shumëzuar me shpejtësinë e mretërisë.

Fermat teknikisht nuk e përforcojnë rritjen; ato zvogëlojnë vlerën e humbjeve të popullsisë në orë dhe praktikisht nxisin rritjen në fazat e mëvonshme të zhvillimit të provincës kur numri i popullsisë është përtej kapacitetit të fermave dhe humbjet janë me magnitudë më të madhe.

Për më shumë informacion në lidhje me rritjen, klikoni këtu.

Rritja neto e popullsisë  

Shuma e humbjeve të popullsisë dhe rritjes së popullsisë. Nëse rritja neto është pozitive popullsia vazhdon të rritet, nëse është negative, numri i popullsisë fillon të ulet çdo orë deri sa nivelet e fermave të zvogëlojnë dallimin ndërmjet kapacitetit të fermave dhe numrit të popullsisë.

Rrota e fatit  

Gjenerator për shpërblime në lojë. Çdo 12 orë shikoni një rrotë me shpërblime të ndryshme. Keni të drejtë të gjeneroni shpërblime të reja falas vetëm një herë. Çdo gjenerim tjetër do t'ju kuhstoi 1700 diamante. Mbasi ta rrotulloni rrotën, nuk keni të drejtë të gjeneroni shpërblime të reja, përpara se të merrni shpërblimin nga rrotullimi i fundit. Për çdo rrotullim ose rrotullim të ri merrni 1 pikë nga rrotullimi, por jo më shumë se 12 pikë brenda 1 dite. Kur arrini një sasi pikësh të caktuar, mund ta merrni shpërblimin në kutinë ose të grumbulloni akoma pikë për një shpërblim më të madh. Kutitë e pahapura transferohen në epokën e ardhshme.

Rruga tregtare  

Një ndërtesë, e cila ndërtohet në kolonitë dhe postet tregtare. Ka të njejtin rol si rrugët perandorake midis krahinave të aneksuara. Me çdo nivel lojtari do mund të përdori 10% nga potenciali tregtar i krahinës.

Rrugë perandorake  

Elemente speciale të infrastrukturës që lidhin të gjitha provincat e aneksuara. Çdo nivel i pajisjes i shton 10% rritje të potencialit tregtar midis dy provincave në fqinjësi.