Njerëz të Mëdhenj

Njerëzit e Mëdhenj janë elita dhe klasa udhëheqëse e perandorisë tuaj. Çdo perandori ka Njerëzit e saj të Mëdhenj - perandorin, fisnikët, anëtarët e oborrit perandorak, të cilët janë në poste udhëheqës të ndryshëm. Këta njerëz lindin dhe vdesin, dhe shfaqen njerëz të rinj në vendin e tyre. Në ndërtesën Kështjella mund të shikoni gjithë fisnikët. Nga aty mund t’i emëroni në poste të caktuar, që ata të ndihmojnë për zhvillimin ushtarak dhe ekonomik të perandorisë tuaj. Mund t’i martoni dhe në këtë mënyrë me martesat dinastike të lidhni traktate paqeje me lojtarët e tjerë.
Kërkimi Mjekësi rrit jetëgjatësinë e Njerëzve e Mëdhenj.

Familja perandorake

Çdo përdorues fillon epokën me familje të gjeneruar automatikisht që përfshin Perandorin, Perandoreshën, Trashëgimtarin dhe një foshnje. Familja perandorake e çdo lojtari ka një pemë të familjes, e cila ndjek 4 breza dhe përbëhet nga pasardhësit e drejtpërdrejtë të çiftit perandorak - fëmijët, nipërit dhe stërnipërit. Anëtarët nga pema e familjes të Perandorit mund të martohen me anëtarët e pemës familjare ose fisnikët nga Oborri perandorak i një lojtari tjetër, dmth një martesë midis Njerëz të Mëdhenj nga dy perandori të ndryshme është e mundur.

Perandor

  • Perandori është më madhështori nga Njerëzit e Mëdhenj dhe ai është sundimtari i perandorisë. Perandori, përveç se është koka e perandorisë, ai mund të marrë dhe poste të tjera. Ai është guvernatori i kryeqytetit që nga fillimi i epokës dhe kjo i jep pikë përvojë që me fillimin e epokës. Nuk ka nevojë ai të emërohet në këtë post dhe ju nuk mund t’a hiqni nga aty. Perandori gjithashtu mund të zërë vend si Gjeneral - mbrojtës ose Gjeneral në sulm. Si Gjeneral - mbrojtës ai mund të mbroj cilindo provincë, koloni ose post tregtar. Si një gjeneral në sulm ju mund t’a dërgoni në misione pushtimi kundër përdoruesëve të tjerë. Duke u emëruar në një nga këto poste, ai merr bonuse që njërëzit e tjerë në perandori nuk kanë.
  • Perandori ka dhe disa aftësi guvernatore që janë ekskluzive vetëm për atë dhe asnjë guvernator tjetët nuk mund t’i fitoj. Perandori ka një karakteristikë shtesë - Pandershmëri, e qenësishme vetëm për atë. Ajo mund të merret më shumë se një herë dhe efekti i saj akumulohet. Kjo karakteristikë nuk është e trashëgueshme dhe fitohet kur kushtet e një martese dinastike shkelen dhe paqja dinastike prishet.
  • Perandori nuk jeton përjetësisht. Herët a vonë ai duhet të trashëgohet. Perandor mund të bëhet një trashëgimtar nga gjinia mashkullore ose femërore. Zgjedhja e një trashëgimtari kryhet automatikisht nga sisitemi ose vendoset nga vetë lojtari.
  • Perandori mund të vritet, dmth të arrihet deri në një grusht shteti dhe të emërohet një perandor i ri. Në këtë rast lojtari merr vendimin të "vrasë" perandorin e tij, me synim të trashëgohet froni më herët.

Trashëgimi i fronit

Kur perandori vdes, trashëgimtar i tij automatikisht bëhet fëmija i parë i Çiftit Perandorak. Por, ju keni zgjedhjen të vendosni perandoreshën, një nga nipërit ose një nga fisnikët ose një të afërm më të largët në fron. Trashëgimtari mund të emërohet automatikisht nga sistemi. Nëse zgjidhni të kurorëzoni një fisnik ose një të afërm tjetër, do të ketë dhe një ndryshim në pemën e familjes, veç nëse lojtari emëron një anëtar të familjes perandorake. Trashëgimtari ka një karakteristikë të trashëguar e cila është ekskluzive vetëm për atë dhe asnjeri tjetër nuk mund t’a ketë.

Trashëgimi automatik

  • Nëse perandori është gjallë, por nuk ka fëmijë të gjallë, por ka nipër dhe stërnipër, trashëgimtari i tij do të zgjidhet në mënyrë të rastësishme ndërmjet gjithë nipërve të tij të gjallë.
  • Nëse perandori vdes dhe ka fëmijë, djali ose vajza e tij e parë kurorëzohet për Perandor/Perandoreshë dhe zhvendoset në kokë të pemës së familjes (sëbashku me bashkëshorten/bashkëshortin e tij/saj).
  • Nëse perandori vdes por nuk ka fëmijë, vëllai ose motra e tij më e moshuar automatikisht bëhet Perandor/Perandoreshë dhe zhvendoset në kokë të pemës së familjes sëbashku me bashkëshorten/bashkëshortin e tij/saj.
  • Nëse perandori vdes por nuk ka fëmijë, vëllezër ose motra, atëhere trashëgimtari i tij zgjidhet në mënyrë të rastësishme nga lista ’Të afërmit e tjerë të Familjes perandorake’.
  • Nëse perandori dhe trashëgimtari vdesin, dhe i vetmi i afërm i tyre është dërguar para vdekjes së tyre në perandori tjetër për martesë dinastike, një familje e re perandorake do të gjenerohet. Një nga këto opsione është e mundur për çdo anëtar mbretëror të deleguar:
    • Nëse propozimi për martesë nuk është pranuar, i afërmi i deleguar zhduket dhe nuk kthehet në perandori.
    • Nëse propozimi për martesë është pranuar, megjithëse Njeriu i Madh nuk ka të afërm të gjallë në atdheun e tij, paqja dinastike pranohet e lidhur.
  • Nëse mbas vdekjes të një perandori i cili nuk ka trashëgimtarë, në mënyre të rastësishme zgjidhet një Njeri i Madh për perandor i cili nuk ka trashëgimtarë (fëmijë, nipër, stënipër, vëllezër dhe motra), atëhere trashëgimtari i tij zgjidhet nga lista ’Të afërmit e tjerë të familjes perandorake’.

Trashëgim manual

  • Nëse Peranodori vdes por lojtari ka ëmëruar bashkëshorten e tij - Perandoreshën të kurorëzohet dhe e kundërta nëse Perandoresha vdes, por lojtari ka emëruar bashkëshortin e saj për trashëgimtar, vejusha/veu nuk mund të martohet përsëri. Ajo/ai mbetet vejushë/ve deri në fund të jetës së saj/tij.
  • Nëse peranodori vdes dhe lojtari ka zgjedhur për Trashëgimtar i Fronit një Fisnik të martuar me një nga fëmijët e perandorit, emri i dinastisë do të nryshohet, ndërsa Fisniku do të jetë Perandori(Perandoresha) i ri.

Të afërmit e tjerë të Familjes Perandorake

Ndryshimi i Perandorit sjell dhe ndryshime në shoqërinë e Njerëzve të mëdhenj. Të gjithë të afërmit e perandorit, që ka ndërruar jetë ose që është hequr nga froni, kanë lëvizur në menun e Këshjtellës, e quajtur ’Të afërmit e tjerë të familjes perandorake’.

  • Nëse ishin të martuar dhe bashkëshorti/bashkëshortia ka vdekur, ata nuk mund të martohen përsëri. Gjithë të tjerët, që nuk janë martuar, mund të martohen.
  • Nuk mund të kenë fëmijë.
  • Mund të zgjidhen për trashëgimtar/trashëgimtare të Perandorit.
  • Nuk mund të emërohen për gjeneralë ose guvernatorë.

Martesat dinastike

Të gjithë Njerëzit e Mëdhenj kur mbushin 16 vjeç mund të martohen dhe mbas kësaj të kenë deri në 4 fëmijë. Anëtarët e pemës të familjes nuk mund të martohen me njëri tjetrin (me të afërmit e vet). Kjo është e vlefshme dhe për fisnikët nga lista ’Të afërmit e tjerë të familjes perandorake’. Një martesë e konkluduar është një veprim i pakthyeshëm, dmth nëse një përdorues marton një Njeri të Madh me një Njeri të Madh tjetër nuk ka mundësi t’a prishi këtë martesë. Nëse ndonjë nga bashkëshortët vdes, partneri që rron merr statusin social I Ve/Vejushe dhe nuk ka të drejtë të martohet për herë të dytë. Njerëzit e Mëdhenj që kanë mbushur moshën e nevojshme për martesë janë të ngjyrosur me të verdhë, ndërsa ata që me të cilët mund të martohen - me blu, kur klikon portretin e tyre. Kur konkludohet një martesë midis dy perandorish, përdoruesit kanë konkluduar armëpushim midis njëri tjetrit dhe nuk duhet të sulmohet ose spiunohen.

Çdo përdorues mund të dërgoj Njerëz të Mëdhenj të martohen në një perandori tjetër. Konkludimi i ktyre martesave është deklaratë paqeje midis dy perandorive dhe forcon marrëdhëniet e tyre. Mund të dërgoni Njerëz të Mëdhenj të pamartuar nëse ata: kanë arritur moshën madhore; nuk kanë martesa të mëparshme; nuk janë dërguar në mision jashtë perandorisë; nuk janë në proces stërvitjeje dhe rritjeje niveli kundrejt burimeve. Gjithashtu ka një kusht tjetër, ata të jenë anëtarë nga Familja Perandorake ose fisnikë nga lista ’Të afërmit e tjerë të familjes peranodrake’. Perandori dhe trashëgimtari i tij nuk mund të martohen në perandori tjetër.

Një përdorues mund të dërgoj N Njerëz të Mëdhenj në perandorinë e lojtarëve të tjerë nëse te ’Kandidatë për martesë’ ka vende të lira. Në këtë radhë ka 3 vende të lira gjithsej. Kur një propozim refuzohet, propozim i ardhshëm midis dy perandorive është i ndaluar në kuadrin e 3 orëve. Lojtari mund të injoroj propozimin për martesë. Kjo ndodh në mënyre pasive, dmth nuk është e nevojshme qe ai të kryej ndonjë veprim specifik. Propozimi për martesë quhet i injoruar 3 orë mbasi ka qënë i dërguar dhe mbasi lojtari nuk e ka pranuar ose refuzuar këtë ftesë. Si rezultat i injorimit pasiv, nuk janë të lejuara martesa dinastike midis dy perandorive në kuadrin e 3 orëve.

Paqja midis dinastive përfundon në mënyrë paqësore në rast vdekjeje të Njerëzëve të Mëdhenj të dërguar në perandoritë e huaja dhe nëse të gjithë trashëgimtarët e tyre kanë vdekur. Të gjithë të afërmit e këtij njeriu duhet të vdesin, që të përfundoj paqja dinastike. Kur paqja ka përfunduar për shkaqe të natyrshëm, nuk ka dënim për Nderin dhe perandori nuk merr karakteristikën Pandershmëri.

Shkelje e paqes/mastesës dinastike

Paqja prishet nëpërmjet spiunimit dhe sulmimit midis dy perandorive. Perandoria, e cila ka shkelur paqen, duke dërguar sulm ose ka kryer spiunazh mbart këto pasoja:

  • Përdoruesi, që ka prishur paqen dinastike dënohet me -10 pikë Nderi.
  • Perandori i perandorisë, që ka prishur paqen dinastike, merr një karakteristikë specifike - ’Pandershmëri’ dhe ajo rri te profili i tij deri në vdekjen e tij.

Nëse përdoruesi ’A’ ka konkluduar paqe dinastike me përdoruesin ’B’ dhe përdoruesi A përpiqet të spiunoj përdoruesin B pa sukes, atëhere B ka të drejtën të prishë paqen dinastike pa asnjë ndëshkim, sepse nuk ishte ai që bëri hapin e parë. Kur përdoruesi B prish paqen dinastike me përdoruesin A, A mbart këto pasoja: humbje 10 pikësh Nderi dhe përvetësim të karakteristikës ’Pandershmëri’ në profilin e perandorit tij.

Përdoruesi A dhe përdoruesi B kanë konkluduar paqe dinastike. A spiunon B-n dhe infiltron suksessëm spiunë në perandorinë e B-s. B sheh spiunët e A-s në tabin ’Kundër-Spiunazh’ dhe kur klikon butonin kundër-spiunazh, paqja dinastike konsiderohet e prishur. A merr ndëshkimet përkatëse.

Përdoruesit mund t’i kundërvihen agresorit në listën në tabin ’Agresorët’. Sulmi i parë kundrejt tyre nuk do ketë asnjë efekt negativ mbi Nderin. Kini parasysh, që dënimi me 4 pikë Nder për sulm Plaçkitje është gjithmonë në fuqi.

Fisnikët

Fisnikët janë Njerëz të Mëdhenj nga fisnikëria e perandorisë që kanë fituar famë në betaja ose në shoqëri. Ata mund të bëhen pjesë e Oborrit Perandorak vetëm nëse para kësaj janë aprovuar nga lojtari. Ka 8 vende në Oborr për këta fisnikë. Kur përdoruesi është në nivele më të ulëta të zhvillimit të Kështjellës së tij, ka një kufizim në shtimin e fisnikëve të rinj. Zhvillimi i një niveli lejon të shtohet një fisnik i ri. Fisnikët mund të shkarkohen nga detyra, me qëllim që të hapet vend për të rinj. Përdoruesi ka të drejtën të dëboj anëtarët nga ’Oborri perandorak’ (të gjithë fisnikët e pranuar), pavarësisht nga niveli i Kështjellës dhe kështu hap vend për anëtarë të rinj. Nëse përdoruesi nuk pranon fisnikun e propozuar deri në 5 orë, ai zhduket nga dritarja e Pemës së familjes.

Fisnikët mund të martohen me anëtarët e familjes perandorake. Kur nje Fisnik martohet me një anëtar nga pema e familjes së Perandorit, ai bëhet pjesë e familjes dhe mund të zgjidhet për Trashëgimtar i Fronit. Fisnikët nga lista Oborri perandorak nuk mund të trashëgojnë fronin.

Qytetarët e thjeshtë në perandori kan shansin të bëhen pjesë e fisnikërisë. Sistemi sugjeron burra dhe gra të cilët mund të shtohen në Oborrin perandorak. Mbas çdo beteje të fituar kundër një lojtari aktiv në rreze pikësh neto x2, ka 25% shans që sistemi të gjeneroj një fisnik. Mbas çdo beteje të fituar kundër një lojtari aktiv jashtë rrezes të pikëve neto x2, ka 3% shans që sistemi të gjeneroj një fisnik. Mbas çdo beteje të fituar kundër një qyteti të pavarur, ka 3% shans që sistemi të gjeneroj një fisnik. Në çdo 12 orë ka 12% shans që sistemi të gjeneroj një fisnik ose një fisnike.

Noble Room

A place, where new Court Members can be acquired. It is placed at the upper part of the screen (as well as in the Tavern). Here is how it functions:
• You can buy caskets that will guarantee that you will receive Great people;
• The age and inborn talents of the the great people are assigned randomly;
• The rarer casket you open, the bigger the chance of getting a great person with the same rarity you’ll have;
• There is a chance to get a great person with a sixth inborn talent;
• Great People, acquired from the Noble Room, can be added to a section in the Castle, which has unlimited slots;
• Nobles from the Noble Room, who are marriage candidates, are placed in the Nobles bar, located below the family tree.

Emrat e Njerëzve të Mëdhenj:

Emrat e Njerëzve të Mëdhenj përbëhen nga emër dhe mbiemër, të gjeneruar automatikisht nga sistemi. Kur martohet me bashkëshortin e saj, gruaja merr mbiemrin e tij. (Përjashtim bëjnë vetëm mbretëritë arabe, ku gruaja mban mbiemrin e saj). Fëmijët kur lindin marrin mbiemrin e babait të tyre. Nëse për trashëgimtar të perandorit është zgjedur djali i tij ose një fisnik, atëherë fëmijët e tij do të kenë mbiemrin e tij. Nëse për trashëgimtare të perandorit është zgjedur vajza e tij ose një fisnike dhe mbasi ajo trashëgon fronin martohet me një fisnik të Familjes perandorake, fëmijët e saj do të kenë mbiemrin e saj. Nëse vajza e perandorit ose ndonjë fisnike ka qën e martuar me një fisnik ose një anëtar të Familjes perandorake para se të emërohet për trashëgimtare, atëhere fëmijët e saj do të kenë mbiemrin e bashkëshortit të saj.

Kështjella

Kështjella është ndërtesa ku jetojnë Njerëzit e Mëdhenj. Ajo mund të ndërtohet vetëm në kryeqytet. Në këtë ndërtesë mund të gjeni informacion për çdo Njeri të Madh në perandori dhe një arkiv me emrat e perandorëve të mëparshëm. Aty janë dhe bonuset, që jep Familja perandorake, nga aty mund të emëroni guvernatorët dhe gjeneralët, mund të rrisni nivelet e tyre të përvojës, caktoni martesat dhe trashëgimtarët. Çmimi bazë për ndërtesën është 250 dru, 250 hekur dhe 500 gur. Çdo nivel në vijim është 4 herë më i shrejntë. Niveli më i lartë është 8. Çdo nivel rrit me 1 numrin maksimal të anëtarëve të Oborrit perandorak - Fisnikët. Nëpërmjet Kështjellës, lojtarët kanë mundësinë të krijojnë dhe zhvillojnë familjen e tyre mbretërore dhe emërojnë fisnikët në pozicione të ndryshme. Në çdo kështjellë ka dy krahë shtesë, të cilat lojtari mund t’i ndërtoj - Zyra guvernatore dhe Zyra qendrore

Zyra guvernatore

Çdo nivel i Zyrës guvernatore rrit me 1 nivelin, deri në të cilin mund të stërviten guvernatorët për burime dhe ul me 5% kohën bazë për stërvitjen e tij. Mund të stërviten një numër i pakufizuar guvernatorësh njëkohësisht. Niveli i parë i ndërtesës kërkon Kështjellë niveli 1. Niveli maksimal është 19. Çmimi bazë është 500 000 dru, 500 000 gur, dhe çdo nivel në vijim është 20% më i shtrejntë nga i mëparshmi. Në fillimin e lojës çdo guvernator ka nivelin e parë të eksperiencës dhe ndërtesa ’Zyra guvernatore’ është niveli 0. Lojtari mund të rrisi nivelin e përvojës të guvernatorëve të tij, duke grumbulluar pikë nga koha në të cilën ata janë të emëruar ose duke paguar për stërvitjen e tyre. Nëse përdoruesi do të stërvisi guvernator nga niveli i parë në të dytë, ai duhet të ketë nivelin e parë të ndërtesës; nëse përdoruesi do të stërvisi guvernator nga niveli i dytë në të tretë, ai duhet të ketë nivelin e dytë të ndërtes, etj.

Guvernator

Guvernatori është një Njeri i madh, të cilit i është dhën e drejta të udhëheqi një provincë, një koloni ose një post tregtar. Çdo Njeri i madh mund të emërohet për guvernator vetëm për një provincë, një koloni ose një post tregtar. Njeriu i madh mund t’a marri këtë post kur mbush moshë madhore. Perandori, siç nënkuptohet është guvernatori i kryeqytetit, nuk mund të emërohet si i tillë në provinca, koloni dhe poste tregtare të tjera. Guvernatori mund të emërohet për Gjeneral - mbrojtës dhe Gjeneral në sulm. Një Njeri i madh mund të jet njëkohësisht guvernator dhe Gjeneral - mbrojtës ose sulm i të njejtës provincë ose koloni. Ai gjithashtu mund të jetë guvernator i një vendi dhe gjeneral në sulm i një tjetri, por asnjëherë nuk mund të jetë vetëm guvernator ose guvernator dhe Gjeneral - mbrojtës i dy vedneve. Përvoja e guvernatorit fillon të grumbullohet kur emërohet Njeri i madh në këtë pozicion. Guvernatorët fitojnë pikë përvoje për kohën, që janë emëruar në këtë pozicion. Një pikë përvojë fitohet për 0.3 min. Niveli maksimal përvoje i një guvernatori është 20. Perandori ka një bonus te ky limit - niveli maksimal përvojë që ai mund të zhvilloi është 30.

Shënim: Përvoja për guvernator fitohet vetëm ndërsa Njeriu i madh është në pozicionin guvernator. Nëse lojtari nuk e ka emëruar në këtë pozicion ose Njeriu i madh ka udhëhequr beteja gjatë kësaj kohe, nuk fitohet përvojë.

Zyra qendrore

Zyra qendrore rrit me 1 nivelin, deri në të cilin mund të stërvitet gjenerali dhe ul me 5% kohën bazë për stërvitjen e tij. Çmimi bazë për ndërtesën është 500 000 hekur, 500 000 gur dhe çdo nivel në vijim është 20% më i shtrejntë nga i mëparshmi. Niveli maksimal është 19. Mund të stërviten një numër i pakufizuar gjeneralësh njëkohësisht. Niveli i parë i ndërtesës kërkon Kështjellë niveli 1.

Në fillim të gjithë gjeneralët kanë nivelin e parë të përvojës dhe nivel zero të ndërtesës ’Zyra qendrore’. Lojtari mund të rrisi nivelin e përvojës të gjeneralëve të tij duke grumbulluar pikë nga udhëheqja e betejave ose duke paguar për stërvitjen e tyre. Nëse përdoruesi do të stërvisi gjeneral nga niveli i parë në të dytë, ai duhet të ketë nivelin e parë të ndërtesës; nëse përdoruesi do të stërvisi gjeneral nga niveli i dytë në të tretë, ai duhet të ketë nivelin e dytë të ndërtes, etj.

Gjneral

Që të emërohet për Gjeneral, njeriu i madh duhet të ketë mbushur moshë madhore. Ka dy tipe gjeneralësh:

  • Gjeneral në sulm - udhëheqës i ushtrisë sulmuese kundër provincave, kolonive dhe posteve ushtarake të tjera. Çdo Njeri i madh mund të bëhet Gjeneral në sulm vetëm në një vend. Kur gjenerali në sulm humb rrethim kalaje, betejë në fushë ose sulm për plaçkitje, ai ka 5% shans t’a vrasin. Perandori nuk është përjashtim dhe ai gjithashtu mund të emërohet për gjeneral në sulm. Kur Perandori, i emëruar si Gjenerali në sulm, humb rrethim kalaje, betejë në fushë ose sulm për plaçkitje, ai ka 1% shans t’a vrasin. Gjenerali në sulm do mund të emërohet kur përdoruesi dërgon sulme. Këta gjeneralë do jenë pjesëmarrës në sulmin kundër lojtarëve të tjerë. Gjeneralët e emëruar në sulm do të marrin pjesë në sulmet e dërguara, dhe ushtria e tyre do të marri bonuse nga aftësitë. Gjenerali i emëruar merr pjesë vetëm në sulmin, që është emëruar, mbasi për sulmin tjetër, përdoruesi përsëri zgjedh një gjeneral në sulm. Posti nuk është i përkohshëm dhe është i vlefshëm vetëm gjatë sulmit. Në një sulm mund të dërgohet vetëm një gjeneral në sulm. Çdo Njeri i madh mund të emërohet si gjeneral në sulm vetëm në një sulm. Çdo Njeri i madh mund të jetë njëkohësisht guvernator dhe të dërgohet si gjeneral në sulm nga e njejta provincë, koloni ose post ushtarak. Ai gjithashtu mund të bëhet guvernator i një vendi dhe të dërgohet në sulm nga tjetër, por asnjëherë nuk mund të jetë gjeneral në sulm në të njejtën kohë.
  • Gjeneral - mbrojtës - udhëheqës i ushtrisë së provincës, kolonisë ose postit ushtarak të sulmur. Çdo Njeri i madh mund të bëhet Gjeneral - mbrojtës vetëm në një provincë/koloni/post ushtarak. Kur Gjeneral - mbrojtës humb rrethimin e kalasë, betejë në fushë ose plaçkitje ka 1% shans t’a vrasin. Përdoruesit mund të emërojnë Njerëz të Mëdhenj për gjeneralë në mbrojtje të cilët do të mbrojnë provincën/kolonin/postin ushtarak e zgjedhur. Çdo Njeri i madh që ka mbushur moshë madhore (16 vjeç) mund të emërohet si Gjeneral - mbrojtës. Kjo gjithashtu është e vlefshme dhe për Perandorin. Kur Perandori, i emëruar si Gjeneral - mbrojtës, humb rrethimin e kalasë, betejë në fushë ose plaçkitje ka 0% shans t’a vrasin. Këta gjeneralë gjithmonë marrin pjesë në sulmet, e dërguara drejt vendit, ku janë emëruar. Nëse përdoruesi nuk dëshiron gjenerali i tij të marri pjesë në betejat, ai mund t’a liroi nga pozicioni përkatës. Nëse nuk ka gjeneral të emëruar, beteja kryhet pa gjeneral dhe ushtria nuk do të marri bonuset e tij nga aftësit.

Në një provincë, koloni ose post tregtar mund të emërohet vetëm një Gjeneral - mbrojtës. Një Njeri i madh mund të jetë njëkohësisht guvernator dhe Gjeneral - mbrojtës i të njejtës provincë ose koloni. Ai nuk mund të jetë Guvernator i një vendi dhe Gjeneral - mbrojtës i një tjetri, gjithashtu nuk mund të jetë Gjeneral - mbrojtës i dy vendeve.

Bonuset e guvernotorit dhe gjeneralit ndikojnë vetëm mbi pronësinë në të cilën Njeriu i madh është emëruar si guvernator dhe gjeneral.

Një Njeri i madh mund të jetë njëkohësisht Gjeneral - mbrojtës dhe gjeneral në sulm. Në këtë rast, kur ai është dërguar në sulm dhe në të njejtën kohë sulmojnë provincën/kolonin/postin ushtarak, në të cilin ai është Gjeneral - mbrojtës, ai nuk merrë pjesë në betejën dhe si pasojë, ushtria nuk do të ndikohet nga aftësit e tij.

Një Njeri i madh mund të jetë njëkohësisht guvernator dhe Gjeneral - mbrojtës vetëm në një pronësi dhe guvernator dhe gjeneral në sulm në pronësi të ndryshme. Në këtë rast, provinca, në të cilin ai është guvernator, nuk do të marri bonuset për guvernator, ndërsa është i emëruar për gjeneral në sulm dhe është dërguar në mision sulmi. Ushtria në provincën, në të cilën ai është Gjeneral - mbrojtës, gjithashtu nuk do të marri bonuset përkatëse, ndërsa ai është emëruar si gjeneral në sulm. Gjatë sulmit, bonuset tij për gjeneral do të merren vetëm nga ushtria me të cilën ai është dërguar në sulm. Mbasi sulmi të përdundoi dhe Njeriu i madh përsëri është vetëm në pozicionin guvernator dhe Gjeneral - mbrojtës, ai përsëri do filloi të japi bonuse për provincat përkatëse.

Kur përdoruesi dërgon sulm, siç nënkuptohet, zgjedh gjeneralin e tij më të aftë dhe me përvojë. Nëse përdoruesi nuk ka zgjedhur posaçërisht një gjeneral tjetër, atëhere ai do të dërgoi në mision gjeneralin e tij më të fortë.

Përvojë e gjeneralëve

Përvoja e pozicionit gjeneral grumbullohet me çdo betejë të fituar kundër lojtarëve të tjerë në rreze x2, qytet i pavarur ose stan barbar.

Gjeneralët fitojnë 1 pikë përvojë kundër një lojtari tjetër nëse vrasin ushtri në ekuivalent ari (jo të shumëzuar me 2 për pikët, por të vërtetat) të barabartë me pikët me vlerë neto të përdoruesit përpara betejës, të pjesëtuar me 100. Dmth përvoja e gjeneralit llogaritet duke shumëzuar me 100 ekuivalentin në ar (GE) të ushtrisë së vrarë dhe pjesëtuar rezultatin e pikëve neto të përdoruesit përpara betejës.

Gjeneralët fitojnë 1 pikë përvojë në betejë nëse ata sulmojnë një qytet të pavarur ose një Stan barbar, nëse ekuivalenti në ar i ushtrisë (jo të shumëzuar me 2 për pikët, por të vërtetat) është i barabartë me pikët me vlerë neto të përdoruesit përpara betejës, të shumëzuar me 1,5. Dmth përvoja e gjeneralit llogaritet duke pjesëtuar ekuivalentin në ar (GE) të gjithë ushtrisë të qytetit të pavarur/Stanit barbar me pikët neto të përdoruesit, të shumëzuar me 1,5.

Një gjeneral do të marrë pikë përvoje për betejë të suksesshme kundër një qytetiti të pavarur vetëm njëherë. Kjo dmth se nëse i njejti gjeneral udhëheq një betejë të dyte ose konsekuente kundër të njejtit qytet neutral, ai nuk do të marrë asnjë pikë. Nëse një gjeneral tjetër udhëheq misionin drejt të njejtit qytet të pavarur, ai do të fitoj përvojë sepse do të jetë beteja e tij e parë kundër kësaj krahine neutrale. Në betejën e dytë dhe çdo konsekuente të gjeneralit me këtë krahinë neutrale, ai nuk do të marrë pikë përvoje. Një gjeneral mund të fitoj me sukses disa krahina neutrale të ndryshme dhe mbas çdo beteje ai merr pikë përvoje.

Çdo Njeri i madh në kështjellë ka përvojë nga postet si guvernator dhe gjeneral. Përvoja për të dyja pozitat matet me pikë. Sa më shumë pikë të mblidhen, aq më i lartë është niveli i përvojës. Çdo pozicion ka 20 grada dhe çdo gradë kërkon grumbullimin e një sasie të përcaktuar pikësh. Përjashtim për numrin e niveleve bën vetëm perandori, i cili mund të zhvilloj deri në 30 nivele për të dyja pozitat.

Kur një Njeri i madh mbush moshë madhore, ai bëhet gjeneral i gradës parë dhe guvernator i gradës parë, që i jep lojtarit të drejtën të zgjedhi me nga një aftësi për çdo post. Që tani e tutje rritja e gradave është e mundur vetëm mbasi një Njeri i madh të emërohet në pozicionin përkatës. Çdo nivel në vijim hap mundësi të shtohet një aftësi më shumë. Zhvillimi i nivelit të përvojës së gjeneralit liron një aftësi gjenerali dhe një nivel i ri për guvernatorin jep një aftësi guvernatori më shumë.

Një Njeri i madh duhet të grumbulloj 200 pikë përvoje në postin guvernator/gjeneral, që të avancoj në nivel të dytë të përvojës. Pikët e nevojshme janë paraqitur në tabelën poshtë këtij paragrafi. 1 pikë përvoje në postin guvernator fitohet në çdo 0.3 minuta.

Përvojë Gjeneral / Guvernator
Nivel Njerëz të Mëdhenj Perandor
1 0 0
2 200 200
3 465 422
4 795 666
5 1 190 932
6 1 650 1 220
7 2 175 1 530
8 2 765 1 862
9 3 420 2 216
10 4 140 2 592
11 4 925 2 990
12 5 775 3 410
13 6 690 3 852
14 7 670 4 316
15 8 715 4 802
16 9 825 5 310
17 11 000 5 840
18 12 240 6 392
19 13 545 6 966
20 14 915 7 562
21 - 8 180
22 - 8 820
23 - 9 482
24 - 10 166
25 - 10 872
26 - 11 600
27 - 12 350
28 - 13 122
29 - 13 916
30 - 14 732

Përmirësim i përvojës me pagesë

Lojtarët mund të paguajnë për një nivel më të lartë të gjeneralëve dhe guvernatorëve. Stërvitja me pagesë kryhet në të dyja ndërtesat: Zyra guvernatore dhe Zyra qendrore. Përmirësimi i niveleve të përvojës së gjeneralëve dhe guvernatorëve tuaj kryhet nëpërmjet stërvitjeve. Stërvitjet kanë lidhje me nivelet e të dyja ndërtesave. Çdo nivel në vijim i ndërtesës lejon një stërvitje të re për përmirësim të përvojës. Përdoruesi paguan me burime për këto stërvitje. Një Njeri i madh mund të stërvitet për guvernator ose gjeneral edhe nëse nuk është i emëruar në këtë post. Në këto raste, përmirësimi i përvojës mund të ndodhi vetëm nëpërmjet stërvitjes me pagesë. Kur një Njeri i madh nuk është i emëruar, ai nuk grumbullon pikë përvoje. Stërvitja nuk pengon detyrat e tyre si gjeneral ose guvernator. Ndërsa një guvernator është në stërvitje, ai vazhdon të mbroj provincën e tij dhe të marri pjesë në mbrojtjen e saj, kur ka një sulm të dërguar. Një Gjeneral - mbrojtës mund të dërgohet në një mision sulmimi ndërsa stërvitja e tij po rrjedh dhe ajo nuk ndërpritet. Ndërsa gjenerali dhe guvernatori stërviten, ai nuk mund të dërgohet në perandori të tjera të martohet atje. Stërvitjet mund të shkurtohen me ndihmën e diamanteve dhe çmimi është 5 diamante për më pak se 1 orë e mbetur.

Talente

Çdo Njeri i madh ka dy karakteristika të lindura të ndryshme të cilat quhen talente. Çdo Njeri i madh merr me nga një talent nga mamaja e tij dhe një nga babai i tij. Talentet e prindërve trashëgohen në mënyrë rastësore. Njeriu u madh ka këto dy talente që nga lindja deri në vdekjen e tij dhe ata nuk mund të ndryshohen. Trashëgimtari ka 3 talente të lindur. Perandori gjithashtu ka 3 talente të lindur dhe mund të marri karakateristikën shtesë Pandershmëri. Kjo karakteristikë merret kur paqja dinastike është prishur dhe nuk trashëgohet.

Çdo talent i lindur i përket një aftësie. Nëse një Njeri i madh ka një talent të lindur dhe aftësinë përkatëse, atëherë fuqia e tij shumohet. Në këtë mënyrë njerëzit me aftësi të zhvilluar dhe talentin pëtkatës arrijnë nivele më të larta të bonusit sesa ata që kanë vetëm aftësinë ose vetëm talentin. Fuqia e një karakteristike është e barabartë me gjyshmën nga fuqia e aftisisë, të zhvilluar deri në nivelin e saj të fundit. Nëse niveli më i lartë i afësisë jep 10% nga diçka, atëherë i njejti talent do të japi 5% bonus nga e njejta.

Shembull: Një Njeri i madh ka një talent dhe afësinë e tij përkatës. Aftësia e tij është në nivel të tretë dhe i jep atij 10% nga bonusi. Talenti për të njejtën aftësi i jep atij 5% nga i njejti bonus. Dmth Njeriu i madh do të merri gjithsej 15% nga i njejti bonus.

Ekzistojnë talente speciale të cilat vetëm disa nga Njerëzit e Mëdhenj mund të kenë. Këto karakteristika specifike nuk kanë lidhje me asnjë aftësi por i japin një bonus unik të zotit. Këto talente speciale janë:

  • Trashëgimtar - kjo karakteristikë zotërohet vetem nga trashëgimtari i fronit. Bonusi të cilin merr trashëgimtari është +5 moral në çdo betejë dhe +5 lumturi në ditë në provincën që ai është guvernator.
  • Perandor - kjo karakteristikë zotërohet vetem nga perandori. Bonusi të cilin merr perandori është +10 moral në çdo betejë dhe +10 lumturi në ditë për kryeqytetin (Perandori gjithmonë është guvernator i kryeqytetit.).
  • Pandershmëri - kjo karakteristikë merret nga perandori nëse prish një paqe dinastike. Mund të merret më shumë se një herë dhe efekti akumulohet. Kur një perandor i ri kurorëzohet kjo karakteristikë nuk trashëgohet. Dënimi është -5 moral në betejë.

Aftësitë e Njerëzve të mëdhenj

Aftësitë janë karakteristikat që Njeriu i Madh fiton gjatë gjithë jetës së tij. Njerëzit e mëdhenj mund fitojnë aftësi duke zhvilluar nivelet e përvojës në postin guvernator ose gjeneral. Në fillimin e lojës Njerëzit e mëdhenj nuk kanë asnjë aftësi. Kur ata arrijnë një nivel tjetër përvoje, ata fitojnë një aftësi të re. Kjo aftësi zgjidhet nga lojtari dhe i jep bonuse specifike Njeriut të madh të përzgjedhur.

Ka dy lloje aftësi - Aftësi të guvernatorit dhe Aftësi të gjeneralit. Çdo njeri i madh mund të fitoj aftësi të të dyja llojeve. Çdo aftësi ka saktësisht pesë grada dhe secila nga ato fitohet veç e veç. Kur një Njeri i madh arrin nivelin e ardhshëm të përvojës për gjeneral ose guvernator, lojtari ka mundësinë të zgjedhi midis 3 aftësi të ndryshme. Kur një Njeri i madh zhvillon nivelin e tij si guvernator, do të ketë zgjedhje nga 3 aftësi guvernatori, nëse ai rrit nivelin e tij të përvojës si gjeneral, do i ofrohen 2 aftësi gjenerali.

Dy aftësit e sugjeruar përfshijnë aftësi tashmë të fituara të cilat mund të përmirësohen ose aftësi të reja. Lojtari mund të zgjedhi vetëm një nga tre aftësit. E para nga tre aftësit ofron përmirësimin e një aftësie të zotëruar. E dyta mund të jetë e rastësisht, një aftësi që Njeriu i madh tashmë ka ose një e re. E treta do të jetë një e re dhe për këtë arsye do të jetë niveli 1. Në rastet, kur njeriu i madh nuk ka asnjë aftësi, do i propozohen tre të rreja në parimësi rastësor.

Nëse Njeriu i madh zotëron vetëm aftësi që janë niveli i 5-të, sistemi do i ofroi 2 aftësi të reja të rastësishme. Nëse Njeriu i madh ka vetëm një aftësi (dhe nuk është zhvilluar deri në nivelin 5), sistemi do i ofroj përmirësim të kësaj aftësie dhe 1 aftësi të re të rastësishme. Nëse Njeriu i madh ka zhvilluar nivele (pa nivelin 5) nga të gjitha aftësit pa një, atëherë sistemi do gjeneroj një aftësi të rastësihme për përmirësim dhe të vetmen aftësi të mbetur të re. Nëse Njeriu i madh zotëron të gjitha aftësitë e mundshme nga niveli 1 deri në të 4-tin, zgjedhja do të jetë përmirsim midis 2 aftësive të rastësishme nga të tijat.
Nëse aftësitë e ofruara nuk e kënaqin lojtarin, mund të gjenerohen të reja kundrejt 10 diamante. Aftësitë e sugjeruara mund të ndryshohen deri në 3 herë - ndryshimi i parë është 10 diamante, i dyti - 20 dhe i treti - 40. Përdoruesi mund të zeroj në çdo kohë të gjitha aftësitë e arritura nga Njeriu i madh. Si aftësitë e guvernatorit, ashtu dhe ato të gjeneralit mund të zerohen. Kjo bëhet veç e veç për të dyja postet. Çmimi për zerimin e aftësive është 20 diamante. Ky opsion është aktiv në tabin përkatës guvernator dhe gjeneral në profilin e Njeriut të madh.

Zgjedhja e këtyre aftësive kryhet në profilin e Njeriut të madh.

Zerimi i aftësive të Njeriut të madh nuk zeron përvojën e tij. Përvoja e Njeriut të madh nuk mund të hiqet në asnjë mënyrë.

Që bonusi nga aftësia te ketë efekt, Njeriu i madh duhet të ketë shpenzuar 1 orë në postin e tij.

Lloje aftësi

Aftësit e gjeneralëve:

  • Komandant i shigjetarëve: bonus mbi sulmin e shigjetarëve. Niveli 1: +2% sulm; Niveli 2: +4% sulm; Niveli 3: +6% sulm; Niveli 4: +10% sulm; Niveli 5: +15% sulm
  • Komandant i këmbësorëve: bonus mbi sulmin e shpatarëve dhe heshtarëve. Niveli 1: +2% sulm; Niveli 2: +4% sulm; Niveli 3: +6% sulm; Niveli 4: +10% sulm; Niveli 5: +15% sulm
  • Komandant i kalorësisë: bonus mbi sulmin e kalorësisë. Niveli 1: +2% sulm; Niveli 2: +4% sulm; Niveli 3: +6% sulm; Niveli 4: +10% sulm; Niveli 5: +15% sulm
  • Specialist në rrethim: rrit numrin e makinerive rrethuese që mund të godasin kalanë në të njëjtën kohë. Niveli 1: +2% mbi maksimumin; Niveli 2: +4% mbi maksimumin; Niveli 3: +6% mbi maksimumin; Niveli 4: +10% mbi maksimumin; Niveli 5: +15% mbi maksimumin
  • Sulmues: bonus moral mbi ushtrinë sulmuese. Niveli 1: +2 moral; Niveli 2: +4 moral; Niveli 3: +6 moral; Niveli 4: +8 moral; Niveli 5: +12 moral
  • Mbrojtës: bonus moral mbi ushtrinë mbrojtëse. Niveli 1: +2 moral; Niveli 2: +4 moral; Niveli 3: +6 moral; Niveli 4: +8 moral; Niveli 5: +12 moral
  • Gardian i Kalasë: bonus mbi pikët e jetës së kalasë. Niveli 1: +4%; Niveli 2: +6%; Niveli 3: +10%; Niveli 4: +14%; Niveli 5: +20%
  • Vrasës gjeneralësh: rrit shansin për vrasje të gjeneralit armik nëse humb betejën. Niveli 1: +5% shans; Niveli 2: +10% shans; Niveli 3: +20% shans; Niveli 4: +30% shans; Niveli 5: +50% shans
  • I arratisur: ul shansin për gjeneralin të vritet mbas beteje të humbur. Niveli 1: -5% shans; Niveli 2: -10% shans; Niveli 3: -20% shans; Niveli 4: -30% shans; Niveli 5: -50% shans
  • Zjarrvënës: bonus mbi fuqin e zjarrit të ushtrisë. Niveli 1: 4% bonus; Niveli 2: 6% bonus; Niveli 3: 10% bonus; Niveli 4: 14% bonus; Niveli 5: 20% bonus
  • Grabitës: bonus mbi kapacitetin e ngarkesës së ushtrisë. Niveli 1: 4% bonus; Niveli 2: 6% bonus; Niveli 3: 10% bonus; Niveli 4: 14% bonus; Niveli 5: 20% bonus
  • Udhëzues: bonus mbi shpejtësinë e lëvizjes së ushtrisë. Niveli 1: 4% bonus; Niveli 2: 6% bonus; Niveli 3: 10% bonus; Niveli 4: 14% bonus; Niveli 5: 20% bonus
  • Strateg garnizoni: rrit kapacitetin e garnizonit të mbrojtur nga Gjenerali. Niveli 1: 4%; Niveli 2: 6%; Niveli 3: 10%; Niveli 4: 14%; Niveli 5: 20%
  • Strateg fushor: rrit pikët e jetës së ushtrisë fushore. Niveli 1: 1% bonus; Niveli 2: 2% bonus; Niveli 3: 4% bonus; Niveli 4: 6% bonus; Niveli 5: 10% bonus
  • Takticien Sulmuese: rrit sulmin e ushtrisë pushtuese. Niveli 1: 1% bonus; Niveli 2: 2% bonus; Niveli 3: 4% bonus; Niveli 4: 6% bonus; Niveli 5: 10% bonus
  • Mbrojtës i civilëve: rrit kapacitetin e strehimeve. Niveli 1: 10% bonus; Niveli 2: 20% bonus; Niveli 3: 30% bonus; Niveli 4: 40% bonus; Niveli 5: 60% bonus
  • Mbrojtës i burimeve: rrit kapacitetin e kasafortës së kalasë. Niveli 1: 10% bonus; Niveli 2: 20% bonus; Niveli 3: 30% bonus; Niveli 4: 40% bonus; Niveli 5: 80% bonus
  • Përgjegjës i Postit Ushtarak: rrit limitin e njësive që mund të dislokohen në një Post Ushtarak. Niveli 1: 2% limit; Niveli 2: 4% limit; Niveli 3: 6% limit; Niveli 4: 10% limit; Niveli 5: 15% limit
  • Takticien mbrojtës - rrit sulmin e ushtrisë mbrojtëse: Niveli 1: 1% bonus; Niveli 2: 2% bonus; Niveli 3: 4% bonus; Niveli 4: 6% bonus; Niveli 5: 10% bonus

Aftësit e guvernatorëve:

  • Instruktor i shigjetarëve: shkurton kohën për stërvitje të shigjetarëve. Niveli 1: +5% shkurtim; Niveli 2: 10% shkurtim; Niveli 3: 15% shkurtim; Niveli 4: 20% shkurtim; Niveli 5: 30% shkurtim

    Që të marri bonusin nga aftësia, guvernatori/gjenerali duhet të ketë qënë të paktën 1 ditë në post.

  • Mjeshtër i makinerive rrethuese: shkurton kohën e nevojshme për konstruksionin e makinerive. Niveli 1: 5% shkurtim; Niveli 2: 10% shkurtim; Niveli 3: 15% shkurtim; Niveli 4: 20% shkurtim; Niveli 5: 30% shkurtim

    Që të marri bonusin nga aftësia, guvernatori/gjenerali duhet të ketë qënë të paktën 1 ditë në post.

  • Instruktor i këmbësorëve: shkurton kohën për stërvitje të shpatarëve dhe hestarëve. Niveli 1 - 5% kohë; Niveli 2 - 10% kohë; Niveli 3 - 15% kohë; Niveli 4 - 20%; Niveli - 30%

    Që të marri bonusin nga aftësia, guvernatori/gjenerali duhet të ketë qënë të paktën 1 ditë në post.

  • Instruktor i kalorësisë: shkurton kohën për stërvitje të kalorësisë. Niveli 1: 5%; Niveli 2: 10%; Niveli 3: 15%; Niveli 4: 20%; Niveli 5: 30%

    Që të marri bonusin nga aftësia, guvernatori/gjenerali duhet të ketë qënë të paktën 1 ditë në post.

  • Druvar: bonus mbi prodhimin e drurit. Niveli 1: 2% bonus; Niveli 2: 4% bonus; Niveli 3: 6% bonus; Niveli 4: 8% bonus; Niveli 5: 12% bonus
  • Minator: bonus mbi prodhimin e hekurit. Niveli 1: 2%; Niveli 2: 4%; Niveli 3: 6%; Niveli 4: 8%; Niveli 5: 12%
  • Gurskalitës: bonus mbi prodhimin e gurit. Niveli 1: 2%; Niveli 2: 4%; Niveli 3: 6%; Niveli 4: 8%; Niveli 5: 12%
  • Tagrambledhës: bonus mbi të ardhurat e arit nga taksat. Niveli 1: 2% bonus; Niveli 2: 4% bonus; Niveli 3: 6% bonus; Niveli 4: 8%; Niveli 5: 12%
  • Udhëheqës shpirtëror: bonus i përditshëm mbi lumturinë. Niveli 1: +2 pikë lumturi; Niveli 2: +4 pikë lumturi; Niveli 3: +6 pikë lumturi; Niveli 4: +8 pikë lumturi; Niveli 5: +12 pikë lumturi
  • Fermer: bonus mbi kapacitetin e fermave. Niveli 1: 2% bonus; Niveli 2: 4% bonus; Niveli 3: 6% bonus; Niveli 4: 8% bonus; Niveli 5: 12% bonus
  • Arkitekt: bonus mbi limit e shtëpive. Niveli 1: 4%; Niveli 2: 6%; Niveli 3: 10%; Niveli 4: 14%; Niveli 5: 20%
  • Burokrat: rrit efektivitetin e provincës deri në 100%. Niveli 1: 4% bonus; Niveli 2: 6% bonus; Niveli 3: 10% bonus; Niveli 4: 14% bonus; Niveli 5: 20% bonus
  • I dashuri i popullit: ul shansin për trazira ose rebelim. Niveli 1: 5%; Niveli 2: 10%; Niveli 3: 20%; Niveli 4: 30%; Niveli 5: 50%
  • Kolonizues: koha për kthimin e kolonisë në provincë të thjeshtë është shkurtuar. Niveli 1: 4% më pak kohë; Niveli 2: 6% më pak kohë; Niveli 3: 10% më pak kohë; Niveli 4: 14% më pak kohë; Niveli 5: 20% më pak kohë
  • Logjistikës: ul pakënaqësin për shkak të distancës së kolonisë nga perandoria. Niveli 1: 4%; Niveli 2: 6%; Niveli 3: 10%; Niveli 4: 14%; Niveli 5: 20%
  • Mjeshtër i tregtisë: rrit potencialin tregtar të provinës. Niveli 1: 4%; Niveli 2: 6%; Niveli: 3: 10%; Niveli 4: 14%; Niveli 5: 20%
  • Tregtar burimesh: bonus mbi kapacitetin e tregut. Niveli 1: 10% bonus; Niveli 2: 20% bonus; Niveli 3: 30% bonus; Niveli 4: 40% bonus; Niveli 5: 60% bonus
  • Agjent sekret: bonus mbi nivelet e kundër-spiunazhit. Niveli 1: +1 nivel shtesë; Niveli 2: +2 nivele; Niveli 3: +3 nivele; Niveli 4: +4 nivele; Niveli 5: +5 nivele
  • Punëtor Perandorak: rrit limitin e Lumturisë. Niveli 1: +2 Lumturi; Niveli 2: +4 Lumturi; Niveli 3: +6 Lumturi; Niveli 4: +8 Lumturi; Niveli 5: +12 Lumturi
  • Specialist fermash - siguron bonus mbi kapacitetin bazik të fermave: Niveli 1: 1 000; Niveli 2: 2 000; Niveli 3: 4 000%; Niveli 4: 6 000; Niveli 5: 10 000

Aftësit e Perandorit

Këto aftësi guvernatori janë në dispozicion vetëm për perandorin.

  • Gjeneral Suprem: rrit përvojën e të gjithë Gjeneralëve. Niveli 1: 2% Përvojë; Niveli 2: 4% Përvojë; Niveli 3: 6% Përvojë; Niveli 4: 10% Përvojë; Niveli 5: 15% Përvojë
  • Guvernator suprem: rrit përvojën e të gjithë Guvernatorëve. Niveli 1: 2% Përvojë; Niveli 2: 4% Përvojë; Niveli 3: 6% Përvojë; Niveli 4: 10% Përvojë; Niveli 5: 15% Përvojë
  • I dashuri i Perëndive: bonus mbi sasinë e dhuratave nga tempulli. Niveli 1: 1%; Niveli 2: 2%; Niveli 3: 4%; Niveli 4: 6%; Niveli 5: 10%
  • Shkencëtar civil: shkurton kohën e nevojshme për kërkime civile. Niveli 1: 1%; Niveli 2: 2%; Niveli 3: 4%; Niveli 4: 6%; Niveli 5: 10%
  • Shkencëtar ushtarak: shkurton kohën për kërkime ushtarake. Niveli 1: 1%; Niveli 2: 2%; Niveli 3: 4%; Niveli 4: 6%; Niveli 5: 10%
  • Ekonomist ushtarak: mirëmbajtje më e vogël e gjithë ushtrisë. Niveli 1: - 1% mirëmbajtje; Niveli 2: - 2%; Niveli 3: - 4%; Niveli 4: - 6%; Niveli 5: - 10%
  • Banker: bonus mbi interesin nga banka. Niveli 1: 1%; Niveli 2: 2%; Niveli 3: 4%; Niveli 4: 6%; Niveli 5: 10%
  • Ekspert transporti: bonus mbi kapacitetin e stacioneve të ngarkesave në gjithë perandorinë. Niveli 1: 5%; Niveli 2: 10%; Niveli 3: 15%; Niveli 4: 20%; Niveli 5: 30%
  • Ndërtues civil: shkurton kohën për ndërtimin e ndërtesave civile. Niveli 1: 1%; Niveli 2: 2%; Niveli 3: 4%; Niveli 4: 6%; Niveli 5: 10%

    Që të marri bonusin nga aftësia, guvernatori/gjenerali duhet të ketë qënë të paktën 1 ditë në post.

  • Ndërtues ushtarak: shkurton kohën për ndërtimin e ndërtesave ushtarake. Niveli 1: 1%; Niveli 2: 2%; Niveli 3: 4%; Niveli 4: 6%; Niveli 5: 10%

    Që të marri bonusin nga aftësia, guvernatori/gjenerali duhet të ketë qënë të paktën 1 ditë në post.

  • Agjent zbulimi - rrit rrezen e zbulimit fushor: Niveli 1: 4 pikë, Niveli 2: 6 pikë, Niveli 3: 10 pikë, Niveli 4: 15 pikë, Niveli 5: 25 pikë
  • Mjeshtër spiunazhi - siguron bonus mbi nivelet e kërkimit "Spiunazh": Niveli 1: +1 niveli, Niveli 2: +2 nivele, Niveli 3: +3 nivele, Niveli 4: +4 nivele, Niveli 5: +5 nivele